10 Qershor, 2025

“Doja të bëhesha një perëndeshë mutante” – Pasi kreu ndërhyrjen për v*ginën më të shëndetshme në botë, modeles së ‘OnlyFans’ i rrezikohet shikimi gjatë një tatuazhi brenda në sy


Një modele e njohur e platformës OnlyFans, e identifikuar si Maria Magdalena, emri i vërtetë Denise ka rrezikuar seriozisht shikimin dhe shëndetin e saj pas një procedure të rrezikshme për tatuazh në sy.

Sipas DailyMail, ajo kishte bërë më parë tatuazh të zi në pjesën e bardhë të syrit të majtë, por së fundmi vendosi të injektonte bojë të verdhë neoni në syrin e djathtë për të arritur një pamje që ajo e përshkroi si një “perëndeshë hibride mutante apokaliptike”.

Vetëm disa orë pas procedurës, gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm. Boja filloi të grumbullohej pranë kanalit të lotëve dhe depërtoi në qepallat e poshtme, duke shkaktuar ënjtje, mavijosje dhe gjakosje. Në një video të shpërndarë në TikTok, e cila është parë mbi 102,000 herë, ajo u shpreh:

“Është një grumbull i madh në cep që nuk po përhapet, është sikur është mbërthyer aty. Është plotësisht e mavijosur dhe e përgjakur.”

Denise tregoi se po përjetonte ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës dhe vështirësi për të parë, ndërsa sytë e saj ishin fryrë në atë mënyrë që nuk arrinte më t’i hapte. Ajo kërkoi ndihmë mjekësore dhe u paralajmërua nga mjekët se, nëse gjendja përkeqësohej, mund të kishte nevojë për një enukleacion, heqje kirurgjikale e të gjithë syrit.

Megjithëse gjendja nuk u përmirësua menjëherë, modelja ngurroi të kthehej në spital nga frika se mjekët do të ndërhynin kirurgjikisht.

“Jam nervoze se mos përfundoj pa sy, dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me këtë lloj rasti,” tha ajo.

Pas katër ditësh të vështira, ënjtja filloi të ulej dhe shikimi i saj nisi të përmirësohej, megjithëse ajo ende nuk mund ta mbante syrin hapur për shkak të dhimbjes dhe fryrjes. Mjekët po konsiderojnë tani mundësinë e një ndërhyrjeje për të hequr bojën e tepërt nga syri i saj.

Kjo nuk është hera e parë që Denise rrezikon shëndetin për arsye estetike. Ajo ka shpenzuar mbi 110,000 paund për ndërhyrje të ndryshme kozmetike, përfshirë procedura të paligjshme, si ajo për të krijuar “vaginën më të shëndoshë në botë”, që për pak i kushtoi jetën. Në një rrëfim emocional të vitit 2023, ajo pranoi se ishte “e bllokuar në një cikël të pafundëm të kirurgjisë plastike”.

 

© Panoramaplus.al