3 Tetor, 2017

Dobitë shëndetësore të meditimit


Meditimi  është manual stërvitor i mirë për mendjen, por gjithashtu edhe shumë i  shëndetshme për zemrën. Hulumtimet e fundit shkencore kanë dhënë dëshmi të cilat tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbuluar edhe një ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Nëse jeni duhanpirës, meditimi mund t’ju ndihmojë ta lini duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se meditimi ul shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e lartë e gjakut mund të përshkallëzohet me sulm të zemrës.

 

Ndaj nëse doni të keni një zemër të shëndetshme, ju kemi treguar zgjidhjen ideale se çfarë duhet të bëni.

© Panoramaplus.al