22 Dhjetor, 2020

“Do të vishem si murgeshë”- Ylli i televizioneve heq dorë nga veshjet seksi për të gjetur dashurinë e jetës


Ylli i “Love Island”, Megan Barton-Hanson, ka bërë një ndryshim të madh tek vetja në mënyrë që për 2021-in të gjejë partnerin e saj.

Megan Barton-Hanson (5)

Bukuroshja madje ka vendosur të heqë dorë nga veshjet seksi për t’u veshur si një murgeshë, pasi beson se kjo do ta ndihmojë për të realizuar dëshirën e saj, raporton “The Sun”.

Megan Barton-Hanson (12)

Biseksualja 26-vjeçare ka shijuar një marrëdhënie me futbollistin 28-vjeçar, Chelcee Grimes, pasi doli edhe me 22-vjeçarin Wes Nelson.

Megan Barton-Hanson (10)

Unë kurrë nuk kam qenë engjëllore, por do të filloj të vishem si një murgeshë për Vitin e Ri. Tani jam duke kërkuar dashurinë.

Megan Barton-Hanson (1)

Mendoj se në moshën time kam pasur takime të mjaftueshme, partnerë të mjaftueshëm dhe jam ngopur me të parit njerëz të ndryshëm, nuk do të humb më kohë”, shprehet ylli televiziv.

Megan Barton-Hanson (6)

Teksa rritesh, kupton se nuk dëshiron që të kalosh diçka të shpejtë. Dua dikë që është super inteligjent, që nuk i merr gjërat shumë seriozisht dhe që di të argëtohet”,- përfundoi Megan.

Megan Barton-Hanson (7)

© Panoramaplus.al