28 Prill, 2018

Do të shembet apo jo Teatri Kombëtar, aktorët në lokale duke diskutuar se si të gjejnë një zgjidhje


“Teatri Kombëtar ekzistues do shembet dhe në gërmadhat e tij do ndërtohet një Teatër i ri modern”. Kështu u shpreh pak javë më parë Kryeministri Rama, i cili shfaqet i vendosur për të shembur Teatrin ekzistues, projekt që e ka pasur qëkur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, por që nuk e arriti asokohe.

Artistët, pothuajse të gjithë në një zë, kanë qenë kundër shembjes së Teatrit, si një vend që mbart shumë histori dhe një ndërtesë që ka vlera monumentale dhe historike. Ditët e fundit, aktorët shihen gjithnjë e më shumë bashkë me njëri-tjetrin.

Tani kanë më shumë për të diskutuar sesa thjesht për dramën apo komedinë e radhës. I sheh nëpër bare duke folur për problemin e Teatrit, ndërkohë që prej kësaj historie, janë detyruar që të mësojnë më shumë mbi legjislacionet dhe të gjejnë instrumente për të shpëtuar Teatrin.

Me këtë rast, shumë aktorë u bënë protagonistë të lajmeve dhe të debateve televizive, një gjë që mbase as e kishin çuar ndërmend ta bënin, kur filluan karrierën e tyre artistike. Fotot e mëposhtme janë marrë nga paparazzi ynë pak ditë më parë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al