7 Prill, 2026

Do të performonte në një festival, Kanye West i ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar! Ja arsyeja


Reperit të famshëm amerikan, i njohur si Kanye West, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, tha Ministria e Brendshme britanike.

kanye west

West, i cili tani njihet ligjërisht si Ye, i është tërhequr viza për të hyrë dhe për të performuar në Mbretërinë e Bashkuar. Reperi do të udhëtonte për në tokën britanike për të performuar në festivalin Ëireless në Londër në korrik.

Ai është kritikuar për disa komente antisemite, përfshirë shprehjen e admirimit për Adolf Hitlerin. Vitin e kaluar ai publikoi një këngë të quajtur Heil Hitler, disa muaj pasi reklamoi në shitje një bluzë me svastikë në faqen e tij të internetit.

Reperi publikoi një reklamë në një faqe të tërë në Wall Street Journal në janar, duke kërkuar falje për sjelljen e tij antisemite dhe duke ia atribuar veprimet e tij nxitëse çrregullimit të tij bipolar.

© Panoramaplus.al