22 Qershor, 2024

Do të martohet këtë verë? Bora Zemani flet për thashethemet e shtatzënisë dhe marrëdhënien me aktorin: Donaldi, “goli” i jetës sime


Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, marrëdhënie që i ka “mbijetuar” edhe tradhtisë së aktorin në Big Brother Vip1 me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

bora-zemani-donald-veshaj1

Së fundmi moderatorja ka folur për thashethemet që qarkullojnë se ajo dhe aktori do t’i japin fund beqarisë këtë verë.

Bora Zemani ka refuzuar të përgjigjet duke u shprehur se shtatzënia dhe martesa e saj komentohen çdo muaj.

Por theksoi se, Donald Veshaj “me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime”.

bora donald

“Ka zëra që martohesh këtë verë. Ti qeshe, qenka e vërtetë”, u pyet prezantuesja.

“Shtatzënia dhe martesa ime komentohen çdo muaj, çdo verë, çdo vit, si në formë thashethemi. Me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime është patjetër Donaldi. Kjo është e sigurte”, tha Bora Zemani në “Top Arena”.

bora donald12

© Panoramaplus.al