Përderisa e gjithë bota po shkruan për yllin shqiptar nga Kosova, Era Istrefin, e cila ka bërë të ditur zyrtarisht se do të jetë zëri i himnit zyrtar të Kupës Botërore 2018, që do të nisë shumë shpejt në Rusi.

Ky lajm nuk ka mbetur pa u prekur dhe nga mediat serbe, ku portali “Mondo.rs” ka shkruar se FIFA i ka “suprizuar” të gjithë me përzgjedhjen e artistëve që do të jenë zëri i himnit të botërorit “Rusi 2018”.

Madje ky portal ka shkuar deri në atë pikë sa Era Istrefin e ka bërë një serbe, të lindur në Serbi, siç e kanë shkruar, Kosovë dhe Metohi, e madje e kanë quajtur edhe aktiviste të mirënjohur të komunitetit LGBTI. Ndër të tjera aty është shkruar se Istrefi është bërë e njohur botërisht me këngën “BonBon” teksa kanë shtuar se kjo këngë ka qenë në krye të top listave për një kohë të gjatë.

Por përveç kësaj, kjo media ka harruar ta përmend edhe videoklipin e këngës “E dehun” që bëri bujë ndërkombëtare aq sa edhe mediat si “The Guardian” shkruan për skenat ku ajo u shfaq gjysmë e zhveshur në objektin e papërfunduar që u quajt si “Kisha Ortosokse Serbe” e cila faktikisht është ndërtuar gjatë kohës kur ushtria serbe në Kosovë pati kryer masakra të shumta ndaj popullatës së shumicës shqiptare. /GazetaBlic
© Panoramaplus.al
