17 Mars, 2022

“Do të jetë një hit”/Ed Sheeran paralajmëroi projektin e tij të radhës


Ed Sheeran ka treguar se edhe pse albumi i tij i titulluar”i barabartë” ende nuk është publikuar, ai duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Këngëtari ka zbuluar se tashmë ka në plan një projekt të ri të cilin fansat mund ta dëgjojnë javën e ardhshme.

“Epo, ky nuk do të jetë projekti i radhës që do të publikoj. Pas 10 ditësh do të dalë diçka”, tha ylli i muzikës.

Por sërish ai e ka lënë disi enigmë pasi nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Do të jetë më shumë një hit i madh diku tjetër. Kur ta dëgjoni do ta kuptoni”, tha Ed Sheeran.

Katër herë fituesi i “Grammy” publikoi albumin në tetor, ku përfshiheshin këngë si “Bad Habits”, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”. Ky ishte albumi i tij i katërt që titullohej sipas simboleve, pas ‘+’ në 2011, ‘x’ në 2014 dhe ‘÷’ në 2017. Ed Sheeran shpjegoi gjithashtu se pavarësisht përdorimit të simboleve, ai në fakt nuk është një adhurues i matematikës.

© Panoramaplus.al