Modelja dhe moderatorja, Almeda Abazi ka kërkuar ndihmë nga fansat për të gjetur një mësuese e cila t’ju mësojë fëmijëve të saj gjuhën shqipe.

Ajo ka zbuluar se për shkak të një impenjimi do të duhet të shperngulet ne Shqipëri bashkë me fëmijët.
“Përshëndetje, për shkak të një projekti do ndodhem në Tiranë për disa muaj dhe duke përfituar nga rasti po kërkoj një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e mi, sepse dua shumë që të mësojnë shqipen. Do isha shumë mirënjohëse nëse më ndihmoni,” ka shkruar moderatorja në IntstaStory-n e saj.

Almeda Abazi prej vitesh jeton dhe punon në Turqi së bashku me bashkëshortin, aktorin Tolgahan Say dhe dy fëmijë e tyre.
Mirëpo një vit më parë çifti kanë vendosur që të “braktisin” Tuqinë dhe të zhvendosen për të jetuar në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori gjatë një interviste për mediat turke.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, u shpreh Tolgahan.
Vendimi i çiftit për t’u larguar nga Turqia erdhi pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmara më 6 shkurt, sipas medias “Cnn Turk”.
Megjithatë, aktori u tha gazetarëve se do të vizitojë shpesh Turqinë.

“Gjashtë muaj të vitit do të jem në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në vendin tim, tani është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha ikur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Tani kam shtëpi në dy shtete” tha aktori.
© Panoramaplus.al












