Aktori i njohur i humorit Julian Deda është banori i katërt që është futur në “Big Brother VIP Albania”, në garën për të fituar çmimin e madh.

Ai rrëfeu se para se babi i tij, aktori i mirënjohur Zef Deda të ndërronte jetë e ka mbështetur atë që të bëhet pjesë e këtij reality show.
Juli tha që dëshira e fundit e babait të tij ka qenë që ti shikojë familjen e tij të lumtur, ndërsa premtoi se këtë porosi do të ia përmbushë deri në fund.
“Nëse babi do të ishte gjallë sot ai sigurisht do të më kishte mbështetur me të dyja duart. Përëpara se ai të largohej nga kjo jetë uën e kam diskutuar me të dhe ai më tha patjetër mos e tradhtoi Julin, nëse do të futesh unë do të këtë do bëj do të ja zbatoj porosinë e tij deri në fund. Na ka dashur të qeshur dhe kjo ishte dëshira e tij deri në fund. Për Zefin më ka marrë malli që ditën e dytë që u largua nga kjo botë.”– u shpreh aktori.
© Panoramaplus.al
