16 Prill, 2022

“Do të hakmerresh”- Albi rikthehet në Për’Puthen për t’u përballur me Alesjan: Ti s’del çift nga këtu, ti je…


Në përballjen e fundit që Alesja Hoxha pati në Për’Puthen Prime, ajo akuzoi Astrit Osmanajn se e ka përdorur dhe se ka shoqëri me ish-konkurrentin Albi Dhima jashtë programit.

Pas këtyre akuzave, ajo ka pasur një tjetër përballje në puntatën e sotme të Prime-it, kësaj here përballë Albit.

Përballja mes tyre ishte e ashpër ku nuk munguan akuzat drejt njëri-tjetrit.

Alesja këmbënguli se ai kërkon të hakmerret ndaj saj, ndërsa Albi e quajti historinë me të një “kapitull të mbyllur.”

Përballja:

Alesja: Në këtë situatë që jemi ne ti je djali më i mirë, por dihet që nuk është kjo. Ti po ndërhyn tek Alesja këtu.

Albi: Me tha Astriti duke qenë se ti ke dalë me Alesjan a do ishte problem se unë kam pëlqim. Unë i kam thënë që kapitulli im me Alesjan është mbyllur. Sjellja jote është fotokopje me çdo djalë në takime sjellja jote.

Albi: Ti je këtu vetëm për kamerën.

Alesja: Ti je për kamerën se u harrove si personazh.

Albi: Iluzionet janë të tuat, ne jetojmë në realitet.

Alesja: Pse merresh me mua pse i mëson shokët e tu të vijnë këtu. Ti i përdor ata.

Albi: Unë nuk dua të të shoh keq as të dëmtuar , thjesht shkëputu nga historia.

Alesja: Ti shkëputu, se më je bërë hije Albi këtu Albi aty. Ti e di shumë mirë se sa i sinqertë ke qenë me Alesjan.

Albi: Je e sigurt?

Alesja: Mos mashtro veten tënde. Je goxha djalë, por dita ditës mendoj qe ti thjesht mashtron veten tënde.

Albi: Koha do ta vërtetojë se ti nuk del çift nga ky program, ti nuk ke ardhur këtu për tu përputhur.

Alesja: Një gjë ta dish, gjithçka do të dalë. Ti ose do të hakmerresh ose je me fiksimet e tua, ose do që në fund fare Alesja të dalë tek që të gjithë të thonë ajo refuzoi Albin.

Albi: Ti je fasadë.

Alesja: Ti je fasadë, unë jam origjinale. Ti do të hakmerresh.

 

© Panoramaplus.al