Princ Harry dhe Meghan Markle kanë jequr dorë nga titujt mbretërorë me dëshirë të plotë, prandaj shumë njerëz kanë nisur të pyesin se ç’titull do të mbajë fëmija i dytë i çiftit.

Duka dhe Dukesha e Sussex dhanë lajmin emocionues dy ditë më parë nëpërmjet një fotoje bardh e zi, në të cilën Meghan shihej e shtrirë në prehrin e Harry-t, sipas “People”.

Pas abortit të Markle-it, ky lajm ishte ndër më të bukurit për çiftin, të cilët zgjodhën edhe një ditë të veçantë për ta bërë publik.

37 vite më parë, në gazeta u publikua lajmi se Princeshë Diana ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pra me Princ Harry-n.
Por a do të ketë ndonjë titull ky fëmijë që pritet të vijë në jetë?

Sipas rregullave mbretërore, fëmijës së dytë të çiftit nuk i takon asnjë titull, me përjashtim të rastit nëse ky rregull ndryshohet nga vetë Mbretëresha.
Megjithatë, thuhet se çifti nuk dëshiron asnjë titull për fëmijën e tyre, edhe nëse rregullat thonë të kundërtën.
Fëmija i tyre i parë, Archie nuk mori një titull mbretëror kur lindi në maj të 2019-ës.
© Panoramaplus.al
