23 Nëntor, 2023

“Do ta nxijë jetën”- Pas debatit, Linda Halimi “kërcënon” Shqipe Hysenaj: Kam për të shkatërruar, për një fjalë do të…


Shqipe Hysenaj dhe Linda Halimi së fundmi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Linda paralajmërim për Shqipen: Kam me e shkatërruar, do të ia nxijë jetën

Megjithëse disa ditë më parë vajzat kishin krijuar një marrëdhënie të mirë, ka qenë pikërisht zinxhiri i shpëtimeve ai që bëri që ato të shpërthejnë ndaj njëra-tjetrës.

Gjatë primet të kaluar Shqipja nuk shpëtoi Lindën nga nominimi por çiftin Iliriana dhe Adri për t’i shpëtuar nga nominimi, ndërsa ditën e sotme këngëtarja teksa po bisedonte me disa banorë në oborrin e shtëpisë tha që do ia nxijë jetën Shqipes.

“Unë kam me të shkatërruar, për një fjalë do të të kapem, të shoh të fortë dhe qëllimi im është me të rrëzuar, kam me ia nxijë jetën, normal këtu në kuadrin e lojës”, tregoi Linda se si e ka paralajmëruar konkurenten.

© Panoramaplus.al