Megan Fox i ka dhënë fund martesës 10 vjeçare me bashkëshortin Brian Austin Green. Dhe Green ka folur për herë të parë për ndarjen nga aktorja në podcast-in e tij.

“Unë dhe Fox jemi ndarë para disa muajsh pasi kuptuam se po shkonim në rrugë të ndryshme,”– u shpreh ai.
Green dhe Megan janë martuar në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Ai tregoi se ishte vendimi i aktores për tu ndarë pasi u kthye nga disa javë xhirimi për një projekt.
“Ajo më tha se ndërsa ishte jashtë vendit duke punuar vetëm, kuptoi se ishte vetvetja dhe se i pëlqeu ajo përvojë, si edhe do të dëshironte ta provonte,”– u shpreh Green. ”“Unë unë u mërzita për këtë, por nuk mund të mërzitem me të sepse nuk ishte ajo që e kërkoi atë ndjenjë.

Aktorja kohët e fundit është para nën shoqërinë e muzikantit Machine Gun Kelly, për të cilin Green tha se duket “një djalë i mirë”, duke shtuar se janë vetëm miq.
“Është e rëndësishme për mua që njerëzit të mos trajtojnë askënd si të keq apo viktimë në këtë situatë,”- tha ai.
Green shtoi se qëllimi i tij dhe Fox është të vazhdojnë të kalojnë pushimet si një familje së bashku me fëmijët e tyre.
Fox do jetë pjesë e filmit “Think Like a Dog”. Ndërsa Green është parë për herë të fundit në serinë e “BH90210” që u anulua pas një sezoni.
“Unë do ta dua gjithmonë atë dhe ajo do më dojë gjithmonë mua,”– u shpreh aktori. “Kush e di nëse ky është fundi i udhëtimit. Na ka mbetuar akoma shumë jetë. Kemi shkuar në rrugë të ndryshme por mund të bashkohemi sërish. Ose jo. Nuk e dimë.”
/Panoramaplus.al


