Oriola Marashi ishte ndër të parët personazhe të njohur shqiptarë që reagoi në rrjetet sociale pas bërjes publik të lajmit për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Dhe modelja ka treguar se do jetë pjesë e marshimit që do mbahet të enjten për t’i thënë stop abuzimeve seksuale.
Ajo u shpreh se nesër do shihet sesa njerëz do ngrihen në protestë për popullin e vet.
Ndërsa dha edhe një paralajmërim për ata që nuk do marrin pjesë në marshim.
“Në datë 4 do të shohim sa ngriheni për popullin tuaj. Ishalla se nuk vini dhe kush ka fol gam gam do i kthehem në ham ham personalisht,”– tha Oriola.

Ndërkohë të martën, pasi Abas Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të përdhunuar të miturën u shfaqën në gjyq me kokën ulur dhe me fytyrën mbuluar, Oriola reagoi ashpër duke thënë se: “Të kishit pasur moral dhe turp nuk e kishit bërë atë denigrim. S’keni ca e mbuloni fytyrën se nuk keni një të tillë shpifësira. Poshtë, u kalbshit në ferr.”
Marshimi për përdhunimin e 15-vjeçares do të mbahet më 4 qershor në sheshin Nënë Tereza.
/Panoramaplus.al


