28 Qershor, 2018

Do qeshni me lot, ja mesazhet “ngushëlluese” të Ijes për Besin pas humbjes së Gjermanisë (FOTO)


Aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Bes Kallaku, si një tifoz i flaktë i Gjermanisë u mërzit shumë një ditë më parë pas eliminimit të tyre nga Botërori.

Madje ai dje postoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” ku shkruante: “Mos mi bini tel, nuk e hap”.

Por duket se humorin Besit ja ka kthyer gjyshja e tij, Ija. Kjo e fundit i ka shkruar mesazh ku i thotë të mos mërzitet se ndeshja ishte e shitur.

Ka qenë vetë aktori i cili ka postuar sërish në “Instagram” një foto ku është biseda e tij me Ijen, ku ka bërë të gjithë fansat që të qeshin.

“Mos u merzit o non se e kishin shit neshjen ata me i rraf ene Karea jugt. E studjovi nona at neshjen. E kuptova nona qysh fillim qe ishte e shitme”, i shkruan Ija.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al