Elia Zaharia ka bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e sotme për ti thënë stop abuzimeve seksuale.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se do protestojë kundër abuzimit të tmerrshëm që ju bë një vajze të cilës i vranë fëmijërinë.

Elia shprehet se do protestojë për adoleshentin që u rrah barbarisht nga policia dhe që i përbaltën figurën e nënës së tij.
Ajo theksoi se nuk ka asnjë aryse që përligj dhunën. Ndërsa shtoi se e gjithë kjo dhunë është e tepërt.
Postimi i plotë:
Unë do protestoj kundër abuzimit të tmerrshëm ndaj një fëmije, një vajze që ia vranë fëmijërinë…
Do protestoj kundër indiferencës së të gjithë atyre që ishin në dijeni dhe heshtën, duke u bëre bashkpunëtorë në këtë krim pervers.
Do protestoj kundër dënimeve qesharake për monstrat e këtij lloji, që duket sikur në vend te dënohen, u rrihen shpatullat…Do protestoj gjithashtu edhe kundër rrahjes barbare të atij adoleshenti, të cilit iu desh të duronte të dhunohej sërisht duke i përbaltur figurën më të shtrenjtë, atë të nënës!
Do protestoj se ndryshe nesër mund të dalë sërisht dikush me foton e vajzës së përdhunuar në telefon dhe të thotë paturpësisht, fajin e pati vetë! Nuk ka asnjë arsye që përligj dhunën! Do protestoj edhe për ata dhjetra të rinj që u morën zvarrë, që iu vu çizmja mbi kokë, se dolën për të mbrojtur atë që besonin! Po bëhet e tepërt…
© Panoramaplus.al
