20 Prill, 2020

“Do martohesha këtë vit por s’më eci,”- Koronavirusi i prish planet Flor Mumajesit. Kush ia ka rrëmbyer zemrën?


Koronavirusi i ka prishur planet për martesë këngëtarit dhe kantautorit të njohur Flor Mumajesi.

Ai ka rrëfyer se kishte në plan t’i jepte fund beqarisë këtë vit por nuk i eci.

“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci,”-tha ai duke qeshur.

Nuk dihet nëse Flori po bënte shaka apo deklarata e tij ishte e vërtetë.

Por këngëtari përflitet se është në një lidhje prej disa kohësh me moderatoren kosovare Liberta Spahiu.

Asnjëri prej tyre ende nuk kanë konfirmuar se janë në një romancë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al