13 Prill, 2020

“Do martohem sa të dal nga karantina”- Këngëtari Ylli Limani rrëfen vuajtjet në dashuri: Jam djegur disa herë, më kanë thyer zemrën


Këngëtari Ylli Limani gjithmonë bën këngë me vuajtje dhe kushtuar dashurisë së humbur.

Por sa prej ketyre teksteve i janë kushtuar jetës së tij personale?

Ylli Limani shprehet se janë 50% me 50%, duke pranuar se i kanë thyer zemrën dhe është djegur nga dashuria.

“Në këngë luaj rolin e viktimës shumë, është diçka që njerëzit ia atribuojnë atij që e këndojnë. Në jetën reale jam person privat që ndaj me shumë pak njerëz gëzimet dhe vuajtjet personale. Kam pasur njerëz që ma kanë thyer zemrën, këngët e mia 50% janë dedikime. Kur i krijon këngët vetë dalin prej vetes. Jam djeg disa herë, disa herë i kam djegur,”- tha ai në një intervistë për “E diell”.

Ndërs shtoi mes batutave se kur të dalë nga karantina do të martohet dhe do bëjë fëmijë.

“Dje në disa grupe me shoqërinë ku flasim shkrova se pas karantina do të martohem, do bëj fëmijë, do marr grua sepse në rast se shpërthen një krizë tjetër globale duhet të kem me çfarë të merrem, ngela duke u marrë me veten,”- u shpreh këngëtari.

© Panoramaplus.al