12 Shkurt, 2018

 “Do martohem me vajzën time”, shpërthen gazetarja: Skandaloze! (VIDEO)


Me anë të një postimi në “Instagram”, gazetarja Aulona Musta ka denoncuar një rast flagrant ku në një televizion shqiptar po transmetohet një përrallë, e dubluar në shqip që fliste për një rast inçesti ku babai donte të martohej me vajzën e tij.

Gazetarja Aulona Musta ka denoncuar një rast flagrant, ku në një televizion shqiptar po transmetohet një përrallë e dubluar në shqip, e cila fliste për një rast incesti ku babai donte të martohej me vajzën e tij.

Me anë të nj postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Aulona shkruan se videon ia ka dërguar një nënë e cila ka qenë duke e ndjekur përrallën me vajzën e saj 4-vjeçare.

“Këtë videon ma nisi një nënë, me shumë të drejtë, e shqetësuar me përmbajtjen e kësaj përralle të cilën po e shikonte me vajzën e saj 4-vjeçare. Kur e pashë edhe vetë u terrorizova.

Si ka mundësi që transmetohen përralla të tilla? Ka njeri përgjegjës që kontrollon përmbajtjen dhe atë që publikohen për fëmijët? Si t’ia shpjegosh një fëmije që shikon i çoroditur filmat vizatimorë ku babai kërkon të martohet me vajzën e tij?! Skandaloze! Skandaloze”, shkruan Aulona.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al