5 Shkurt, 2022

Do kushtojë më shumë se 500 milionë dollarë, çmontohet ura historike në Rotterdam për të kaluar jahti superluksoz i miliarderit Jeff Bezos

Ura ikonë e Rotterdam “De Hef” do të çmontohet për të kaluar jahti luksoz i themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

jeff bezo ure historike

Vendimi ngjalli polemika pasi këshilli i qytetit premtoi se nuk do e prekte këtë monument kombëtar pas restaurimit të tij në 2017.

Kompania e ndërtimit të anijes shpjegoi se lartësia e shtyllave të urës e bën të pamundur që jahti të largohet nga Rotterdam.

Kërkesa për çmontimin e një pjesë të urës historike 95-vjeçare është bërë për të lejuar jahtin e miliarderit që të largohet nga kantieri detar ku po ndërtohet.

Oceanco po ndërton një anije 127 metra të gjatë të njohur si Y721. Anija, e cila ka tre direkë, do të jetë jahti me vela më të larta në botë kur të përfundojë në fund të këtij viti.

jeff bezo ure historike1

Superjahti është porositur nga Bezos, sipas mediave holandeze. Bezos është personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 164 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Raportohet se jahti mund të kushtojë më shumë se 500 milionë dollarë për t’u ndërtuar, raportoi Bloomberg.

Lajmi se një urë historike mund të duhet të çmontohet përkohësisht në emër të tij zemëroi disa banorë të Roterdamit.

Megjithatë zyrtarët janë shprehur se ende nuk është marrë ky vendim për të çmontuar një pjesë të urës.

Në deklaratë thuhet se kostoja e plotë e çmontimit, nëse miratohet, do të mbulohej nga ndërtuesi i anijeve. Gjithashtu do të vlerësohen efektet mjedisore dhe ekonomike që mund të shkaktojë ky plan.

The De Hef bridge in Rotterdam will be dismantled for a day this summer, so that a mega yacht destined for Amazon owner Jeff Bezos can be sailed to sea. Otherwise, the ship cannot pass the National Monument. The enormous ship is being built at a yacht building company in Alblasserdam. To reach the sea you have to pass through Rotterdam. Another bridge, the Koninginnebrug, can be opened easily, but this is not possible at De Hef. Rotterdam, Netherlands on February 3, 2022. Photo by Robin Utrecht/ABACAPRESS.COMNo Use Netherlands. No Use Germany.

© Panoramaplus.al