Nëse doni të keni një martesë të suksesshme dhe të gjatë, atëherë ndiqni sekretin e aktores së famshme të “Hollywood”-t, Nicol Kidman.

Ajo i martua në vitin 2006 me bashkëshortin e saj, Keith Urban. Çifti u njoh në galerinë e G’day LA, ku po festonin arritjet e australianëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi ata kanë festuar përvjetorin e tyre të 12 të martesës. Për këtë Nicole Kidman ka zbuluar se sekreti i një martese të lumtur është të ndjekësh një rregull të thjeshtë që ajo ka me bashkëshortin e saj.

Ylli i “Moulin Rouge” 51 vjeçe, tha për revistën “Parade” të hënën se, ajo kurrë nuk shkëmben mesazhe me bashkëshortin e saj.
“Ne flasim gjatë gjithë kohës dhe në FaceTime, por ne thjesht nuk dërgojmë mesazhe, sepse unë ndihem sikur mund të keqinterpretohesh me to”, tha aktorja.

“Unë kam një gjë që i rilexoj tekstet dhe pyes ‘Çfarë do të thotë kjo?’, dhe më pas ia lexoj dikujt tjetër dhe i them ‘A mund të ma shpjegosh këtë?’ Nuk e dua të ndodhë kjo gjë mes të dashurit tim dhe vetes”, ka shtuar Nicole.
© Panoramaplus.al

