Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj ose siç e njohin të gjithë me emrin Cubi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Ajo tregoi se ka marrë një ftesë për në “Big Brother VIP 3”, ndërsa tha që do të bëhet pjesë e këtij spektakli vetëm për të gjetur dashurinë.
“Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13. Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.”- tha ajo.
© Panoramaplus.al

