Bruno Mars po i lutet Grammy që ta lejojë të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve.
Dhe pavarësisht se ka shitur miliona albume dhe fitoi çmimeve të panumërta nuk e ka aspak problem t’i lutet Grammy.
Ai njoftoi në fillim të këtij muaji se së bashku me Anderson .Paak janë bashkuar në një projekt të quajtur Silk Sonic.
Kënga e tyre debutuese “Leave the Door Open”, që do jetë pjesë albumit të dyshes, publikua të premten.
Pasi Akademia e Regjistrimit publikoi listën e muzikantëve që do performojnë në eventin e ardhshëm të ndarjes së çmimeve, përfshirë Taylor Swift, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe John Mayer, Bruno Mars i kërkoi atyre që ti jepnin disa minuta nga fundi i shfaqjes për të performuar këngën.
“Nëse e shikoni të arsyeshme që të lejoni dy këngëtarë të performojnë në shfaqjen tuaj, ne me të vërtetë do e vlerësonim atë,”- shkroi ai në një letër të hapur drejtuar Grammy në publikuar në Twitter.
“Sapo kemi publikuar një këngë dhe duam ta promovojmë. Kemi punuar shumë për këtë këngë,”– shtoi 35-vjeçari.
Ylli i muzikës u zotua se Silk Sonic do të ndiqte të gjitha protokollet e sigurisë dhe madje bëri shaka teksa u shpreh se janë të gatshëm të bëjnë audicion për vendin.
Ai shtoi se “nuk kanë qenë në gjendje të performojnë për një kohë të gjatë” dhe “thjesht duan të këndojnë”.
Mars i siguroi organizatorët se do të bënin “aq shumë teste COVID, sa të ishte e nevojshme”.
“Thjesht duam përsëri një koncert. Shpresoj ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe të na jepni këtë mundësi për të shkëlqyer,”- përfundoi ai.
© Panoramaplus.al


