Erjona Sulejmani aktualisht është një nënë single dhe e lumtur.

Ajo është izoluar në Spanjë së bashku me djalin e saj dhe shprehet se është me fat që kjo periudhë izolimi e ka gjetur pa një partner në krahë.
“Në jetën time nuk dua vetëm një mashkull që ka vetëm luksin por një person që ka vizionin e jetës si unë. Jam beqare dhe shumë e lumtur. Në këtë moment të vështirë mua më erdhi fati të jem pa burrë, jam vetëm dhe nuk duroj asnjë,”- u shpreh Erjona në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjithashtu tregoi se ka ndërmend të bëjë një fëmijë të dytë edhe nëse nuk do ketë një mashkull në jetën e saj.
“Kam idenë që të kem një fëmijë të dytë edhe vetëm. E kam një ide nuk e kam bërë plan real,”- tregoi ajo.
Kur u pyet nëse do linte familjen për dashurinë u përgjigj: “Një person që dëshiron të të largojë prej personave që ti do, nuk e do të mirën tënde. Nuk lë familjen time, fëmijën tim dhe njerëzit që dua për një dashuri.”

Ndërsa për një mundësi për tu rikthyer me një ish partner e hodhi poshtë.
“Ka ndodh shpesh që partneri pendohet. Nuk besoj tek kthimet. Nëse një person është sjell keq një herë zor që herë e dytë të mos bëjë të njëjtat gabime. Preferoj më shumë të jem single dhe e lumtur,”- u shpreh Erjona.
/Panoramaplus.al


