Këngëtarja Rovena Stefa është treguar e rezervuar përsa i përket jetës së saj personale, por për herë të parë ajo ka “hapur” zemrën duke treguar detaje intime.
Rovena Stefa zbuloi se në jetën e saj është një mashkull dhe shpreson që dashuria e tyre të kurorëzohet në martesë.
Këngëtarja tha se do të bëjë një dasmë të madhe, ku do ftojë 200 vetë pasi ka pritur shumë për këtë ditë.
“Lajmi i ri është që jeta vazhdon dhe është shumë e bukur. Shpresoj që për 2021 të kem edhe dicka të tillë, kam punuar në atë drejtim.
Viti na suprizoi, madje edhe dasma u shtynë. Mu shty edhe dasma ime, sepse dua të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Do më pëlqente shumë një dasmë e madhe, dua të gëzohet i madh e i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë është i ftuar. Ka pritur boll vite që të martohem,”- tha ajo, e ftuar ne “Rudina”.
“Je pranë hapit të madh?”– u pyet nga moderatorja e emisionit.
“Avash avash, jo tamam, ashtu disi. Kam një lidhje dhe pretendoj që të mbarojë kjo koha dhe pastaj mund të bëjmë plane më serioze për martesën, ku rtë vijë momenti do publikoj fotot. Shpresoj që të mbarojë pandemia sepse do ishte pengesë e madhe për shumë gjëra, jo më për dasmën time. Të mbarojë pastaj të bënim plane të tjera, pse jo edhe dasmë,”– përfundoi Rovena Stefa.









