19 Janar, 2021

“Do bashkoja Kosovën e Shqipërinë nëse …”- Anita Haradinaj rrëfen detaje nga marrëdhënia me Ramush Haradinaj, nga puthja e takimi i parë tek xhelozia


Anita Haradinaj ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Moderatorja, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, tregoi se me politikanin janë njohur në ambientet e punës dhe puthjen e parë e kanë dhënë pas disa takimesh.

Anita Haradinaj u shpreh se nuk janë shumë xhelozë për njëri-tjetrin dhe se është bashkëshorti i saj, është ai që i bën më shumë surpriza se ajo.

Moderatorja theksoi se Ramush Haradinaj është këshilluesi i saj më i mirë, dhe nëse ai do i kërkonte të ndryshonte veshjen, do e bënte.

Gjatë intervistës, ajo u pyet se çfarë do të bënte nëse do kishte fuqi të mbinatyrshme, dhe Anita Haradinaj u përgjigj: “Do bashkoja Kosovën me Shqipërinë”.

Pjesë nga intervista:

Mami apo bashkëshorte shembullore?

Anita Haradinaj: Edhe mami, edhe bashkëshorte shembullore

Je ti më shumë xheloze apo bashkëshorti?

Anita Haradinaj: Nuk është se jemi shumë xheloz, të arsyeshëm po

I bën apo të bën më shumë surpriza?

Anita Haradinaj: Më bën më shumë surpriza

Takimi juaj i parë apo puthja e parë?

Anita Haradinaj: Puthja e parë ka qenë pas disa kohësh që kemi dalë dhe ndenjur bashkë. Sa i përket takimit të parë jemi njohur në punë dhe s’di ta përkufizoj.

Udhëtim jashtë shtetit me mikeshat apo darkë romantike me bashkëshortin

Anita Haradinaj: Shpesh dhe për qejf, në udhëtim me mikeshat, pastaj kur të kthehem nga udhëtimi të kem një darkë romantike me bashkëshortin

Puthje buzë detit apo pranë zjarrit?

Anita Haradinaj: Të dyja, mjafton të jetë ngrohtë.

Viti i Ri 2020 dua të më gjejë me …

Anita Haradinaj: Me shumë njerëz të mirë të rrethuar, me shumë dashuri, suksese, shëndet dhe me shumë mbarësi.

Nëse një ditë do të ishte kryeministre e Kosovës do të …

Anita Haradinaj: Do të punoja fort

Nëse bashkëshorti nuk do e pëlqejë një veshje timen…

Anita Haradinaj: Do e ndërroj sepse e kam këshilltarin më të mirë

Nëse do të isha mashkull për një ditë do të …

Anita Haradinaj: Nuk e di çfarë do kisha bërë, se kam menduar ndonjëherë sepse jam shumë e kënaqur që jam femër.

Çfarë do bëje nëse do kisha fuqi mbinatyrore?

Anita Haradinaj: Do të bashkoja Kosovën me Shqipërinë.

Bëji një dedikim live bashkëshortit tuaj, Ramush Haradinajt

Anita Haradinaj: Ramush të dua më shumë sesa mund ta mendosh, se sa di të ta shpreh dhe më shumë se sa mund ta ndjesh ti.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al