22 Janar, 2019

Djali i tij kërcënoi se do të hidhte në erë aeroportin, ja si reagon këngëtari i famshëm (FOTO)


Të shtunën, djali i muzikantit të njohur Lionel Richie, u ndalua nga policia pasi i tha stafit të sigurisë së aeroportit se kishte një bombë në çantën e tij, të cilën do ta shpërthente në avion.

Pas lajmit të bujshëm, ylli i muzikës u fotografua për herë të parë të hënën. Ai u shfaq i veshur me tuta sportive të zeza, ndërsa në dorë mbante telefonin e tij.

Në momentin që 69-vjeçari pa se ishte paparaci aty, u duk sikur u bezdis. Madje nga imazhet kuptojmë se mund t’u ketë kërkuar atyre që të ndalojnë së fotografuari.

Fotografët janë shprehur se këngëtari i famshëm dukej i hutuar dhe arsyeja lidhet me incidentin që ndodhi me të birin. Milos ‘Milo’ Brockman Richie, 24 vjeç, i cili është model, goditi gjithashtu një roje sigurie në Terminalin e 5-të të aeroportit Heathrow në Londër, të shtunën në mëngjes.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al