28 Maj, 2025

Djali i saj sheh fantazma nëpër shtëpi, Paris Hilton u kërkon ndihmë ndjekësve


Paris Hilton kërkoi këshilla nga nëna të tjera pasi djali i saj pretendoi se kishte parë një fantazmë në shtëpinë e tyre. Trashëgimtarja e artë, e cila ka dy fëmijë, Phoenix 2-vjeçar dhe London 1-vjeçar me bashkëshortin e saj Carter Reum, ndau një video në llogarinë e saj personale në Instagram me të birin duke i treguar një “fantazmë”.

Duke iu drejtuar nënave të tjera, ajo u kërkoi atyre ta kontaktonin dhe t’i tregonin nëse kishin përjetuar ndonjëherë diçka të ngjashme. “Epo, kam frikë… Për të gjitha nënat, a u ka ndodhur kjo fëmijëve tuaj të vegjël? “Do të doja shumë ta dija… për qëllime kërkimore”, shkroi ajo.

Në video, Phoenix shihet duke i thënë nënës së tij, duke treguar me gisht një derë: “Ka një fantazmë atje brenda… Ka një fantazmë atje dhe atje “.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

 

Kur Paris Hilton e pyet se ku është fantazma, djali i saj përgjigjet: “Ajo fantazmë…” , përpara se të tregojë me gisht një derë dhe të thotë: Fantazmë”.

Teksa ka vazhduar ta pyesë për atë që pa, ai i thotë: “Në dhomën e mamasë” dhe vazhdon: “Një fantazmë brenda… një fantazmë brenda dyqanit. Fantazmë në këtë derë.

 

© Panoramaplus.al