Këngëtarja shqiptare Adea Pula është në qendër të mediave, pasi është në një lidhje dashurie me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Djali i kreut të shtetit është shumë i komentuar në media përsa i përket jetës së tij private dhe lidhjeve me femrat. Por mesa duket Endriti kësaj radhe ka gjetur vërtetë dashurinë.

Këngëtarja Adea dhe Endriti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, e madje tregohen mjaft të kujdesshëm që të mos ekspozohen shumë bashkë. Por burime pranë tyre janë shprehur se ata janë bashkë.


