23 Shkurt, 2022

Djali i këngëtares shqiptare bën dasëm përrallore në Maldives


Djali i këngëtares Gili, Robert Berani i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka zgjedhur datën 22.02.2022 ta kurorëzojë dashurinë e tij me martesë.

Lajmin e ka ndarë vetë çifti përmes disa fotografive, të cilat i kanë postuar në rrjetet sociale.

Dasma përrallore është mbajtur në ishujt Maldive, një vend luksoz që kohët e fundit po preferohet shumë nga VIP-at.


Vetë këngëtarja ka publikuar një foto të çiftit në Instagram, duke i uruar martesën.


Po ashtu edhe bashkëshorti i Gilit kompozitori Ilir Berani ka bërë një dedikim për djalin e tij dhe nusen e djalit Herolinën në ‘Facebook’ duke shprehur lumturinë e kurorëzimit të dashurisë tyre dhe duke iu uruar gjithashtu të përjetojnë ndjenjën më të bukur atë të qenit prind.
“Tani gëzimet dhe sprovat i keni të përbashkëta. Uroj që ato t’ju dërgojnë një hap në shumë në lumturi. Mos hjekni dorë nga ëndrrat dhe dëshirat tuaja’’- ka shkruar ndër të tjera ai.


Ndërkohë nuk kanë munguar as urimet e ndjekësve të çiftit dhe kolegwt e artistes Gili në rrjetet sociale .
Pamjet janë mahnitëse dhe çifti shfaqen më të lumtur se kurrë në ditën më të rëndësishme të jetës.

© Panoramaplus.al