14 Shkurt, 2018

Djali i Enada dhe Gert Vasos feston ditëlindjen: Je suksesi më i madh në jetë


Sot është një ditë e shënuar për dy balerinët e njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit, Enada dhe Gert Vaso. Përveç dashurisë që i bashkon më 14 shkurt, ata festojnë edhe ditëlindjen e djalit të tyre, Roan.

Ky i fundit mbush 10 vjeç dhe prindërit e tij, çifti i balerinëve shumë i dashur nga publiku kanë zgjedhur ta urojnë me një dedikim special të cilin e kanë ndarë edhe me fansat në “Instagram”.

“Vitet ikinm fëmijët rriten!! Ti Roan për ne je krijesa dhe suksesi ynë më i madh në jetë. Je bekimi që zoti mund të na falte ne si prindër. Edhe 100 të bëhesh Roani ynë dhe mbi të gjitha të jesh i lumtur gjithmonë. Gëzuar 10-vjetorin e lindjes Roan”, shkruajnë Enada dhe Gert Vaso krahas fotove kolazh të Roanit.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al