22 Maj, 2020

“Djali i babit”- Do bëhën prindër për herë të parë, Klea Huta dhe Elgit Doda publikojnë foton e ëmbël


Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Dhe çifti kanë publikuar foton e ëmbël ku në plan të parë është barku i rrumbullakosur i Kleas.

 

Në foton bardh e zi, Elgiti duket sikur i puth barkun bashkëshortes së tij.

Kjo është foto e parë që këngëtari dhe moderatorja kanë publikuar së bashku që kur u publikua lajmi se Klea ishte shtatzënë.

“Djali i babit”- shkroi ajo në përshkrimin e fotos. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë Klea ka ndarë herë pas herë detaje me ndjekësit nga blerja e rrobave tek krevati i foshnjes.

Ajo është shprehur se mezi pret që djali të vijë në jetë për ta mbajtur në krahë.

© Panoramaplus.al