6 Janar, 2018

Djali i Ardit Gjebreas në kinema, në krah të të fejuarës dhe Anës së vogël


Dy  duar, dy unaza dhe shumë dashuri, kjo ishte pamja nga postimi i fundit i Jon Gjebreas në Insatgram ku duart e tij dhe të të dashurës Merlin qëndronin sipër njëra-tjetrës, çka konfirmoi se lidhja e tyre është zyrtarizuar me fejesë.

Dy të rinjtë janë gjithmonë bashkë afër njëri-tjetrit dhe këtë na e kanë dëshmuar edhe me postimet e shumta në rrjetet sociale, sidomos nga ana e Jonit. Merlin duket mjaft familjare dhe e lidhur edhe me anëtarët e tjerë të familjes Gjebrea.

Në fotografinë e fundit të postuar nga Joni ata të dy kanë dal së bashku me Anën e vogël dhe kanë shkuar në kinema. Duke qene se  Ana është fëmijë , nënkuptohet që filmi dihet të ketë qenë për të vegjël, por që të tre duket se e kanë shijuar shumë.

 

© Panoramaplus.al