Ai është një prej DJ-ve më të kërkuar të momentit, por dhe një prej djemve më simpatikë të showbiz-it shqiptar, ndaj dhe jeta e tij private është mjaft e diskutuar.

DJ Sardi dhe e dashura e tij, balerina Jora Hodo më në fund janë fotografuar së bashku duke u dhënë fund spekulimeve.

Ata kanë qenë në koncertin recital të këngëtares Elvana Gjata ku kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit, siç shihet edhe në foton e publikuar nga “Anabel.al”.

Dyshja thuhet se është njohur gjatë spektaklit “Dance With Me”, ku dhe ka nisur historia e tyre e dashurisë.
© Panoramaplus.al
