13 Nëntor, 2020

DJ me famë botërore bëhet baba për herë të parë në moshën 51-vjeçare: Ndjenjë që kurrë nuk e kisha përjetuar


Dj Tiësto është bërë baba për herë të parë!

dj tiësto (6)

51-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Tijs Michiel Verwest, dhe gruaja e tij, modelja 24-vjeçare Annika Backes, mirëpritën në jetë një vajzë, raporton “People”.

dj tiësto (8)

Lajmin e bukur e bëri publik vetë ai, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale të enjten.

dj tiësto (10)

Çifti prezantoi për herë të parë vajzën me të gjithë dhe zbuloi se e kanë pagëzuar me emrin Viola Margreet.

dj tiësto (9)

Përshëndesni vajzën time Viola Margreet Verwest … Ajo më bëri të provoj ndjenja që kurrë nuk i kisha përjetuar,”-shkroi ai në Instagram, duke shtuar “Dhe nëna e saj @annikaverwest është një kampione e vërtetë. Si mund të dukesh kaq bukur kur sapo ke lindur?!

dj tiësto (7)

Annika shpërndau më shumë fotografi në faqen e saj në Instagram, duke shkruar: “Ndjenja më e mirë në botë … Të dua shumë Viola Verwest”.

dj tiësto (4)

Tiësto dhe Annika u takuan në restorantin Catch në New York City në 2015 dhe u fejuan në 2018 gjatë “Ditës së Falënderimeve”. Ndërsa një vit më vonë, ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

dj tiësto (5)

dj tiësto (1)

© Panoramaplus.al