Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan pak ditë më parë ribashkimin e tyre.

Këngëtarja postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Madje, ata e uruan në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në Instastory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Për më tepër, Dafina e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

Së fundmi, Dj Geek i ka lënë komentin më romantik partneres së tij në foton e saj të fundit të publikuar në Instagram.

“E imja” i ka shkruar Dj Geek ndërsa këngëtarja ia ka kthyer: “Gjithmonë”!

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre.

Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit.

Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata duken shumë të lumtur bashkë.
© Panoramaplus.al
