Reperi i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula ka qenë personazhi i ftuar këtë të hënë në emisionin “PopCulture”.
Prej disa ditësh tashmë, nëpër media është folur për një sherr në rrjetet sociale mes DJ Blunt dhe Ledri Vulës.

Pikërisht për këtë sherr, reperi është prononcuar gjatë një interviste për “PopCulture”, duke theksuar se ishte një gjë pa interes, dhe se vëmendja e tij tashmë është vetëm te muzika.

“Nuk më intereson fare sherri. Nuk më intereson përse më është përmendur emri, ata e kanë bërë edhe me njerëz të tjerë këtë gjë. U bë e madhe sepse ata më përmendën mua. Nuk më interesojnë këto luftërat e reperave. Më është dukur një gjë pavlerë, që u harrua në krye të tre ditëve. Nuk ishte ndonjë çudi e madhe. Unë jam njëri shumë i shoqërisë dhe më pëlqen të fokusohem vetëm te muzika. Asgjë tjetër”, është shprehur Ledri. /tch/
© Panoramaplus.al
