Prindërit e këngëtares së njohur me famë botërore, Miley Cyrus do të divorcohen për herë të tretë.

Burime të sigurta për Page Six konfirmojnë se Tish Cyrus ka bërë kërkesën në datën 6 Prill. Aktorja dhe producentja ka përmenduar si arsyen e ndarjes ‘’dalimet e papajtueshme’’ mes njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, burime për TMZ konfirmojnë se ata nuk janë bashkë qysh prej dy vitesh.

Kujtojmë këtu se Billy Ray ishte i pari që bëri kërkesë për divorc në vjeshtën e vitit 2010, por e tërhoqi kërkesën disa muaj më vonë pasia ata kishin vendosur që t’i rregullonin marrëdhëniet mes tyre.
Më pas në vitin 2013, Tish ishte ai që bëri kërkesë, por çifti prej shumë vitesh u pajtuan vetëm 10 ditë më vonë.

“Ne të dy u zgjuam dhe kuptuam se e duam njëri-tjetrin dhe vendosëm që duam të qëndrojmë së bashku”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët për revsitënPeople në atë kohë.
Në vitin 2017, divorci u anulua për shkak të katër viteve pasiviteti në gjykata.


