Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos ka arritur marrëveshjen e divorcit me ish-gruan e tij, MacKenzie, duke i lënë asaj një të katërtën e aksioneve të kompanisë “Amazon”, që ka vlerën 32 miliardë dollarë.
Jeff Bezos do të mbajë 75 për qind të aksioneve të “Amazon” dhe do të ketë të drejtën e votimit për aksionet e ish-bashkëshortes. Bezos është njeriu më i pasur në botë, me 4 miliardë dollarë më shumë se Bill Gates.

Në marrëveshjen e divorcit përfshihen edhe aksionet e “The Washington Post” dhe “Blue Origin”, kompania e tij për eksplorimin e hapësirës. Ata i njoftuan detajet në mesazhe në “Twitter” të enjten pasdite, por nuk ofruan asnjë shpjegim se pse MacKenzie, e cila ndihmoi në ndërtimin e kompanisë, do të largohet me vetëm gjysmën e asaj që ka të drejtë të marrë.
Të dy kanë shkruar në mediat sociale se ishin mirënjohës për përfundimin e procesit. As Meckenzie dhe as ish-bashkëshorti i saj nuk iu referuan të dashurës së Jeff Bezos, Lauren Sanchez. Ishte romanca e Jeff me Sanchez, që solli fundin e martesës së tyre të gjatë në janar.
Ata kanë mbajtur distancë nga njëri-tjetri, ndërkohë që Bezos negocionte divorcin me MecKenzie dhe Sanchez negocionte divorcin me ish-bashkëshortin, agjentin e saj në Hollivudit, Patrick Whitesell.


