Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi këngëtarja me origjjinë shqiptare, Dua Lipa mori 6 nominime në Grammy.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i opozitës jashtëparlamentare uroi 25-vjeçaren për suksesin e saj të madh, teksa e konsideroi “diva shqiptare”.
Lulzim Basha shkroi se këngëtarja është krenari e Shqipërisë dhe se të gjithë shqiptarët janë me të.
“Urime divës shqiptare Dua Lipa për 6 nominimet në Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!”- shkroi Basha.
Dua Lipa për herë të parë ka siguruar 6 nominime në Grammy.
Ajo kryeson nominimet së bashku me dy yjet ndërkombëtarë, Beyonce dhe Taylor Swifft.







