31 Maj, 2024

“Diva duke bërë jetë nate”/ Luiz Ejlli kërcen me gjyshen e Kiara Titos, moderatorja shpërthen në të qeshura (Foto)


Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video qesharake me gjyshen e Kiara Titos, Letën.

E teksa i hap drën e makinës, Luizi i tha Letës se është duke bërë jetë nate.

Hajde mbretëresha, diva duke bërë jetë nate”- u shpreh këngëtari.

Me muzikën e lartë në sfond, dyshja filluan duke kënduar dhe kërcyer së bashku në makinë, ndërsa Kiara e cila po bënte videon ka shpërthyer në të qeshura nga kërcimi i bashkëshortit dhe gjyshes së saj.

Kujtojmë që Luizi dhe Kiara një ditë më parë ndanë me ndjekësit për herë të parë portretin e të voglës së tyre, Luna Mari Ejlli.

 

© Panoramaplus.al