Kourtney Kardashian mbushi 46 vjeç më 18 prill dhe nëna e saj, Kriss Jenner, e uroi atë publikisht me një postim në rrjetet sociale.

Me anë të një teksti , Kris Jenner e përshkroi vajzën e saj të parëlindur si një dhuratë nga Zoti dhe shtoi se si jeta e saj ka ndryshuar që kur u bë nënë, duke theksuar se sa gëzim, dashuri dhe kuptim i ka sjellë asaj.
“Gëzuar ditëlindjen për fëmijën tim të parëlindur, dhurata ime nga Zoti, e bukura Kourtney! Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi plotësisht dhe që nga ajo kohë më ke dhënë kaq shumë gëzim, dashuri, qëllim dhe kujtimet më të bukura që mund të ëndërroja ndonjëherë. Falenderoj Zotin çdo ditë që më zgjodhi të jem mamaja juaj. Më frymëzon çdo ditë me forcën tënde, me zemrën tënde dhe me aftësinë tënde për ta jetuar jetën sipas kushteve, të dua,” shkroi Jenner.


