Sot këngëtarja e njohur Samata Karavella ka ditëlindjen. Ajo ka ndarë me fansat e saj në “Instagram” disa momente teksa priste miqtë që të festonte ditëlindjen.

Në videot që këngëtarja ka publikuar në “Instastory” shihet vendi i rregulluar me qirinj, lule e fishekzjarrë. Por më pas ajo i ka habitur fansat kur në një video ajo shfaqet në krahët e dy prej miqve, të cilët e kishin kapur për ta hedhur në pishinë.

Ata e tundin Samantën e më pas e flakin në pishinë bashkë me rrobat që kishte veshur, ndërkohë që pas zhytjes Samanta pozon super seksi teksa del nga pishina.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
