24 Shkurt, 2021

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb njeriun e tij të shtrenjtë


Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Top Albania Radio që i referohet burimeve të afërta të familjes.

flori mumajesi 2

Mësohet se ditën e sotme nëna e tij, u përcoll për në banesën e fundit.

Kujtojmë se disa ditë më parë Flori është fotografuar në një lokal pranë spitalit ku ishte shtruar nëna e tij, për shkak të problemeve me zemrën.

Mësohet se nëna e këngëtarit nuk ka mundur t’ia dalë përballë problemeve me zemrën dhe ka ndërruar jetë.

© Panoramaplus.al