
Mund të mos e shfaq shpesh, por Butrint Imeri është një çun i dedikuar pas familjes dhe shumë i lidhur me prindërit e tij.
Madje, mundohet që këtë mesazh tua përçojë edhe ndjekësve në rrjetet sociale. Sikurse ka bërë sot. Artisti ka publikuar një foto në Instagram, ku shkruan: “Mos e nisni ditën pa iu thënë prindërve tuaj: “Ju dua”!” Një mesazh shumë i bukur, nisur edhe nga fakti se këngëtarit ndiqet nga shumë të rinj.

Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale Butrinti mundohet ta mabjë larg jetën e tij personale. Megjithatë, fotot pranë të ëmës dhe të atit nuk kanë munguar në raste festash e jo vetëm. Para disa kohësh nëna e tij pati një problem shëndetësor dhe këngëtari tregoi se ka qenë pranë saj në spital.

Ndonëse ka zgjedhur që në sytë e publikut të shfaqet si një çunë capkën dhe moskokçarës, Butrinti ka një lidhje të ngushtë me familjen e tij dhe momente si këto janë vërtetë domethënëse.


Ndryshe ka vepruar me jetën romantike që e mban totalisht larg syrit mediatik. Gjithsesi romancat e tij nuk kanë mbetur pa u zbuluar. Pak javë më parë u zbulua se ai i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Olta Beqiri. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar kurrë lidhjen, dyshja ishte bashkë prej gati 1 viti. Dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale prej pak muajsh, duke na lënë kështu të kuptojmë se raporti sentimental mes tyre ka shkuar keq. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti. Më pas ai është kapur mat me Oltën në momente të afërta.
Disa javë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto ku dyshja dukeshin të përqafuar. Në një video që e fshiu shpejt Butrinti madje e quajti ‘kushërirë Oltën, ndonëse identiteti i saj ishte mëse i dukshëm. Megjithatë, duket se tashmë çdo gjë ka marrë fund.


