Një modele ukrainase e OnlyFans, e cila u zhduk pas një feste në fillim të këtij muaji, u gjet në Dubai e hedhur në anë të një rruge me lëndime të tmerrshme.

Maria Kovalchuk, e cila është 20 vjeç, ishte zhdukur për tetë ditë pasi u tha miqve se ishte ftuar në një festë në një hotel më 9 mars.

Ajo kishte vendosur të merrte pjesë në këtë ngjarje me dy burra që u prezantuan si përfaqësues të biznesit të modelingut, raportojnë mediat ukrainas.

Modelja i tha nënës së saj, Anna, se do të qëndronte me këta përfaqësues gjatë natës, por më pas ajo u zhduk. Maria kishte rezervuar një fluturim për në Tajlandë që u nis nga Dubai më 11 mars, por nuk u paraqit në aeroport.

Anna dhe miqtë e shqetësuar më pas kontaktuan autoritetet lokale të cilët nisën një kërkim për Maria dhe hapën një hetim, teksa ajo mbeti e zhdukur për disa ditë.
Më 19 mars, dhjetë ditë pasi ajo u zhduk, Maria, e rrahur dhe e gjakosur u gjet e hedhur në një rrugë në Dubai me gjymtyrët dhe shtyllën kurrizore të thyera, sipas mediave ruse Shot dhe Life.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe sipas nënës së saj iu nënshtrua tre operacioneve për t’i shpëtuar jetën. Modelja mbetet në gjendje kritike dhe raportohet se nuk është në gjendje të flasë, shkruan DailyMail.

Miqtë dhe familja shpresojnë që ajo të shërohet plotësisht për të folur për sprovën e saj dhe për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
Teksa foli për mediat ukrainase, nëna e modeles, Anna tha: “Ekziston një supozim se ajo shkoi në një festë. Por promotori që organizoi këto festa nuk u pa. Sot Maria u gjet në gjendje të rëndë. Ajo nuk ka asnjë dokument, telefon, asgjë, i është nënshtruar tre operacioneve. Dhe nuk mund të flasë.”

Mikesha i Marias, modelja ruse Angelina Doroshenkova, 31 vjeç, tha: “Ne të gjithë shpresojmë për më të mirën dhe jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që morën pjesë në kërkim dhe ndihmuan me informacion.” E njejta po kalonte kohë me Maria në Dubai dhe thuhet se ishte e ftuar në të njëjtën festë më 9 mars, por vendosi të mos shkonte.

© Panoramaplus.al

