Ledri Vula i befasoi të gjithë kur mori vendimin për të fshirë foto dhe videot e tij nga rrjetet sociale.

Megjithatë këngëtari kishte lënë edhe një foto të fundit në profilin e tij social, që tani është zhdukur për tu zëvendësuar me një status të tij.
Këngëtari shkruan se në rrjetet sociale secili publikon të kundërtën e asaj që vuan.
“Secili në rrjetet sociale e qet të kundërtën ca mrena vun. Dikush ta ka inati me qef, a dikush të do me dhunë,”- shkroi ai.

Ledri i ka futur të gjithë në mendime se çfarë ka nënkuptuar me statusin dhe nëse ka lidhje me të.
Gjithsesi mendohet se kjo është një lëvizje e këngëtarit për të sjellë një projekt të ri muzikor dhe këto vargje mund të jenë teksti i këngës së tij të re.


