Dikur ishte një nga emrat më të lakuar në muzikë, sot Seldi Qalliu është “zhdukur” .

Që pas ndarjes së tij nga e dashura shqiptare, që jetonte në Belgjikë, këngëtarin sikur e “përpiu dheu”. Projekti i fundit muzikor i Seldit daton dy vite më parë, ndërsa nëse flasim për postimin e fundit në rrjetet sociale ka qenë para një viti.
Të gjithë në këto momente mund të pyesin se ku është këngëtari? Së fundmi, disa burime për “Prive” kanë treguar se Seldi Qalliu është zhvendosur te jetojë jashtë Shqipërisë.

Ai thuhet se po qëndron në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, teksa muzika i ka kaluar në plan të dytë, momentalisht.
Kujtojmë që Seldi Qalliu ka qenë në një lidhje me modelen 11-vite më të re, Sindi Çelën. Kjo marrëdhënie e tij erdhi tre muaj pas prishjes së fejesës me Mimoza Shkodrën.

Ishte Sindi ajo që nëpërmjet një videoje tregoi se faji i “zënkës” mes tyre kishte qenë i saj dhe se e gjitha kishte ndodhur për shkak të stresit që kishte kaluar vetë.
Pavarësisht sqarimit që modelja bëri publikisht në rrjetet sociale, fotot e çiftit nuk u rikthyen më kurrë në “Instagram”, ndërkohë që vetë Seldi i pohoi lajmet e ndarjes në heshtje, duke bërë të njëjtën gjë që bën sa herë i jep fund një marrëdhënieje, të zhduket pa gjurmë nga rrjetet sociale dhe të ngrijë “Instagramin”.





