6 Nëntor, 2023

Dikur shoqe të ngushta, por sot “armike”? Soni Malaj “injoron” Elvana Gjatën, ja çfarë tha këngëtarja


Këngëtarja e njohur Soni Malaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

E teksa gjatë intervistës në një moment janë shfaqur disa foto të personazheve të njohura shqiptarë për të cilët këngëtarja duhet të jepte nga një koment për çdo njërin nga ata, ndërsa ajo çfarë u vëre ishte që për foton e Elvana Gjatës, Soni e ka përshkruar me një fjalë.

“Këngëtare”– tha artistja, ndërsa ngjalli kuriozitetin e Ronaldo Sharkës për të ditur më shumë.

Vetëm kaq! Këngëtare shumë e mirë apo këngëtare?” e ka ngacmuar moderatori për të ditur më shumë rreth ‘ftohejs’ së vajzave, ndërsa Soni tha që edhe vetes i bën shumë kritika.

“Po pse çfarë bën kjo rep. Kjo është këngëtare dhe aktore. Unë jam person që edhe vetes time i bëj shumë kritike lërë më të tjerëve.” – tha Soni.

Ndonëse kohë më parë vajzat kanë kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjerën, por ato nuk flasin prej kohësh së bashku.

Nga ana tjetër në rrjet qarkulluan lajme se Soni dhe Elvana i kanë prishur marrëdhëniet me njëra-tjetrëmn për shkak të këngëtarit të njohur Flori Numajesi, për shkak të lidhejes me këtë të fundit.

Dikur ishin shoqe të ngushta, ja pse nuk flasin sot Soni Malaj dhe Elvana

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes vajzave.

© Panoramaplus.al